Build Skills with our trainings

Sign up now!

Latifi -Hovenier: SHBA mbështet fushatën e vaksinimit kundër COVID dhe arritjen e përmirësimit të kujdesit shëndetësor

Jan 18, 2022

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, priti në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier me ç’rast e uroi për fillimin e misionit të tij në Kosovë dhe konfirmoi miqësinë e palëkundur mes dy shteteve.

Hovenier theksoi bashkëpunimin e ngushtë dhe të frytshëm mes dy vendeve dhe shtoi se emërimi i Dr. Latifi si ministër i Shëndetësisë ka forcuar besimin e të gjithëve se Qeveria e Republikës së Kosovës po i kushton vëmendje të fuqishme këtij sektori shumë të rëndësishëm.

Ambasadori Hovenier nënvizoi mbështetjen e SHBA-së në fushatën e vaksinimit kundër Covid-19 dhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore edhe përmes bashkëpunimit me organizatat e tjera ndërkombëtare.

Ministri Latifi e informoi ambasadorin Hovenier  rreth situatës me COVID-19 dhe theksoi se vendi ynë posedon tani sasi të mjaftueshme të vaksinave për të gjithë qytetarët, kurse sistemi shëndetësor është përgatitur për reagim adekuat në rast të rritjes së mëtutjeshme të numrit të të infektuarve dhe spitalizimeve nga COVID-19.

Tutje, Latifi tregoi edhe për planin konkret të Ministrisë së Shëndetësisë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore tek të gjitha komunitetet në Kosovë edhe përmes aplikimit të Telemjekësisë.

Ambasadori Hovenier ritheksoi se ShBA edhe në të ardhmen do t’i ofrojnë mbështetje Kosovës për arritjen e qëllimeve të saja drejt përmirësimit të kujdesit shëndetësor, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM