Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Studentët nga Kosova mund të aplikojnë në Programin e Bursave Japoni/Banka Botërore

Jan 19, 2022

Programi i Përbashkët i Bursave Japoni/Banka Botërore, këtë vit, për herë të parë e ka vënë Kosovën në listën e vendeve të pranueshme për aplikim në këtë program, duke iu dhënë kështu mundësi aplikimi edhe studentëve nga Kosova.

Programi ofron financim për studime master në fusha të ndryshme, ndërsa për vitin 2022 procesi i aplikimit për shtetasit e vendeve në zhvillim organizohet në dy raunde:

1.Mundësia e parë e aplikimeve është e hapur nga data 17 janar deri më 28 shkurt 2022. (Aplikimet do të dorëzohen nga kandidatët e pranuar në 6 programe pjesëmarrëse).

2.Mundësia e dytë e aplikimeve do të hapet nga data 29 mars deri më 27 maj 2022. (Aplikimet do të dorëzohen nga kandidatët e pranuar në 20 programe pjesëmarrëse, thuhet në faqen zyrtare të  MAShTI-t.

 

Të interesuarit mund të gjejnë më shumë informata në dokumentin e bashkëngjitur!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM