Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka prezantuar ekipin e tij me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës në procesin e transformimit të qytetit.
Rama në postimin në Facebook ka thënë se Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.
Të dashtun qytetarë të Prishtinës,
Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.
Alban Zogaj – Nënkryetar
Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit
Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit
Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm
Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave
Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit
Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë
Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave
Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit
Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve
Bersant Beka – Drejtor i Administratës
Vesa Sahatçiu – Këshilltare për Kulturë
Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë
Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik
Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi
Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport
Jonada Jashari – Këshilltare për Media
Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City
Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.