Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit po vlerësohet ndërkombëtarisht

Jan 25, 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se sot, Transparency International ka njohur progresin në luftën kundër korrupsionit duke renditur Republikën e Kosovës në vendin e 87-të nga 180 vende.

Haxhiu në postimin e saj në Facebook ka thënë se Kosova ka shumë sfida, por edhe ne kemi vullnet të madh dhe nuk ndalemi deri në jetësimin e zotimeve tona.

 

Sot, Transparency International ka njohur progresin në luftën kundër korrupsionit duke renditur Republikën e Kosovës në vendin e 87-të nga 180 vende. Në vitin 2020 ishim në vendin e 104, kurse sot jemi 17 vende më poshtë!

 

Kosova ka marr 39 pikë nga 100 të mundshme, por ky është vetëm fillimi. Synimi ynë është që brenda këtij mandati, Kosova të arrijë mesataren globale e t’i aftohet mesatares evropiane.

 

Përkushtimi ynë në luftën kundër korrupsionit, përveç kompletimit të pakos ligjore Anti-korrupsion, përkthehet gjithashtu përmes realizimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit, Vettingut në drejtësi, jetësimit të Byrosë Shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme por edhe me mbështetjen buxhetore për sistemin e drejtësisë.

 

Kosova ka shumë sfida, por edhe ne kemi vullnet të madh dhe nuk ndalemi deri në jetësimin e zotimeve tona.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM