Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Synimi ynë është të kemi zhvillim të qëndrueshëm, por edhe rritje të standardit jetësor

Jan 25, 2022

Përgatitjet për përfitimin e fondeve të Bashkimit Evropian dhe procesi i hartimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030, janë dy çështjet e diskutuara sot në takimin e shtatë të Komisionit për Planifikim Strategjik.

Synimi ynë është të kemi zhvillim të qëndrueshëm, sepse nuk mjafton të kemi vetëm rritje ekonomike pa një rritje progresive të standardit jetësor, pra të cilësisë së jetesës. Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2030, që do të prezantohet në këtë takim, është menduar pikërisht për këtë qëllim, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të takimit.

Në aspektin e politikave zhvillimore, Strategjia do të ofrojë një qasje gjithëpërfshirëse për zhvillimin kombëtar, ku përfshihen të gjithë sektorët zhvillimorë, si dhe do të jetë dokumenti kryesor orientues afatgjatë për qeverisjen tonë. Për këtë qëllim, kryeministri theksoi se është e domosdoshme që në këtë takim, pas prezantimit të objektivave, të ketë dakordim mbi pamjen e përgjithshme të synimeve për dhjetë vitet e ardhshme.

Në dritën e zhvillimeve të fundit, ku mungesa e veprimeve strategjike në sektorin e energjisë na ka sjellë sot në një situatë kritike, duhet të kuptohet se strategjitë nuk janë thjesht fjalë dhe afate, por vizion për të ardhmen, theksoi kryeministri Kurti.

Gjatë takimit, u prezantua lista e propozimeve për projekte për programet vjetore në kuadër të  Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit, IPA 2023 dhe 2024.

Komisioni për Planifikim Strategjik, në përbërje të të cilit janë të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar, është pajtuar që qëllimet dhe objektivat e SKZH-së të diskutohen tutje me të gjitha institucionet dhe partnerët e vendit. Ndërsa ministrive dhe Ministrave u është kërkuar të vazhdojnë të punojnë individualisht me Zyrën e Planifikimit Strategjik në ZKM, për finalizimin e qëllimeve strategjike dhe objektivat specifike në SKZH, si dhe caqeve për to.

Strategjia Kombëtare e Zhvillimit 2030 si dokumenti kryesor strategjik i vendit, do të përmbajë katër shtyllat e saj të zhvillimit, përkatësisht zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, zhvillimin e barabartë njerëzor, sigurinë dhe sundimin e ligjit si dhe qeverisjen e mirë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

Kam kënaqësinë të hap takimin e shtatë të Komisionit për Planifikim Strategjik për të diskutuar rreth dy çështjeve të rëndësishme, që kanë të bëjnë me përgatitjet për përfitimin e fondeve të Bashkimit Evropian dhe procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030.

Përgëzoj punën e Zyrës së Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Zyrës për Planifikim Strategjik për kontributin e dhënë për përgatitjen e propozimeve për përfitim nga fondet e Bashkimit Evropian dhe Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030, si strategjia kryesore e vendit drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Në aspektin e politikave zhvillimore, Strategjia do të ofrojë një qasje gjithëpërfshirëse për zhvillimin kombëtar, ku përfshihen të gjithë sektorët zhvillimorë, si dhe do të jetë dokumenti kryesor orientues afatgjatë për qeverisjen tonë. Për këtë qëllim, është e domosdoshme që në këtë takim, pasi të dëgjojmë prezantimin e objektivave, të biem dakord mbi pamjen e përgjithshme të synimeve tona për dhjetë vitet e ardhshme.

Synimi ynë është të kemi zhvillim të qëndrueshëm, sepse nuk mjafton të kemi vetëm rritje ekonomike pa një rritje progresive të standardit jetësor, pra të cilësisë së jetesës. Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2030, që do të prezantohet në këtë takim, është menduar pikërisht për këtë qëllim.

Në dritën e zhvillimeve të fundit, ku mungesa e veprimeve strategjike në sektorin e energjisë na ka sjellë sot në një situatë kritike, duhet të kuptohet se strategjitë nuk janë thjesht fjalë dhe afate, por vizion për të ardhmen.

Ju faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen sot dhe ju ftoj të diskutojmë hapur për të gjitha temat e rëndësishme që kemi para nesh.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM