Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komuna e Prishtinës fillon zbatimin e kontratës për trajtimin e qenve endacak

Jan 26, 2022

Komuna e Prishtinës njofton se me nënshkrimin e kontratës emergjente, për trajtimin e qenve endacak për vitin 2022, ka filluar zbatimi i kontratës që nga fillimi i kësaj jave, me ç ‘rast është trajtuar një numër i konsiderueshëm i qenve endacak të koncentruar në apo përreth Parkut te Gërmisë.

Kontrata siguron vazhdimin e trajtimit të tyre, përfshirë kapjen, sterilizimin vaksinimin dhe lëshimin (metoda KSVL), por edhe kontrollin, ushqimin, identifikimin dhe hospitalizimin e qenve. Gjithashtu, është marr vendimi që nga numri ekzistues prej pesë pikave ushqyese, në afat prej 7 ditëve të rritet numri në njëzetë e tri pika, me mundësi zgjerimi, gjithherë bazuar në nevojat konkrete.

Duhet theksuar se Komuna e Prishtinës në krye me kryetarin Rama, ka filluar koordinimin me të gjitha palët e interesuara, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, për te filluar procesin e zgjidhjes përfundimtare. Është zhvilluar një strategji e brendshme, e cila do të diskutohet me akterët institucional po ashtu edhe me organizatat joqeveritare dhe individët e organizatat profesionale, në mënyrë që strategjia të jetë e pranueshme për të gjithë.

Janë iniciuar procedurat e hapjes se një Qendre për trajtimin e qenve. Kjo qendër do të ofrojë shërbime për trajtimin jo vetëm të qenve endacak, por gjithashtu edhe kujdesin, trajnimin, socializimin e qenve me pronar.

Janë zhvilluar takime me nivelin qendror të qeverisjes në mënyrë që aspektet koordinuese me këtë nivel të thellohen, pasi qe ky koordinim dhe bashkëpunim është i domosdoshëm në mënyrë qe strategjia dhe qasja ndaj qenve endacak të rezultojë e suksesshme, në veçanti sa i përket projektit të regjistrimit me vathë e mikroçipa të qenve, por edhe kontrollit të mbarështimit, riprodhimit, si dhe organizimit të fushatave për vetëdijesim, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prishtinës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM