Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një të dyshuar dhe sekuestron sasi të konsiderueshme të substancës narkotike

Jan 29, 2022

Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saja në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë qenë të përfshirë në raste kriminale si dhe janë të kërkuar me urdhëresë gjykate.

Kësisoj, rreth orës 22:00, në rrugën “Mehmet Gradica” në Prishtinë policia duke u mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, si rezultat i një pune hetimore paraprake, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

I dyshuari; J. G, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ndaj tij është iniciuar një hetim për veprën posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

Ndërkohë që ky i dyshuar ka qenë i kërkuar edhe me urdhëresë gjykate i njëjti pas arrestimit është dërguar në përmbushje të dënimit me burg, konform urdhëresës së sipër cekur, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM