Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: ZRRE e arriti qëllimin duke shtrenjtuar rrymën përtej pritjeve

Shk 8, 2022

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pasi që ZRRE sot bëri publik vendimin për rritje të rrymës përtej pritjeve, duke rrezikuar skajshmërisht shumicën e familjeve në Kosovë sidomos në kohën e dimrit kur pjesa dërrmuese e familjeve kosovare, në mungesë të mënyrave alternative të ngrohjes, nuk kanë fare gjasa të shpenzojnë më pak se 800 kw në muaj. Loja me shifra për subvencione dhe lehtësime për kategori të ndryshme të konsumatorëve thjesht është një mashtrim, sa për ta qetësuar situatën.

Pastaj, ndarja dhe dallimet midis konsumatorëve është një diskriminim flagrant dhe shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. KMDLNj kishte kërkuar të ketë rritje lineare dhe të jetë e përballueshme për shumicën e qytetarëve të Kosovës ndërsa vetëm gjendja ekonomike do të duhej të ishte përcaktues për subvencionim të pjesshëm apo, në raste shumë të rënda edhe lirim nga pagesa.

Vazhdimi i pagesës së rrymës  për katër komunat në vero të Kosovës paraqet racizëm të shëmtuar përballë konsumatorëve të tjerë , pagues të rregullt. Pastaj, afatizimi i shtrenjtimit për dy vitet e ardhshëm është edhe një përligje e disktiminimit për faktin se edhe nëse çmimet e energjisë elektrike bien në tregjet botërore , në Kosovë mbeten të njëjta! Rritja e çmimit të rrymës pashmangshën do të ketë efekt zinxhiror për të gjithë artikujt dhe shërbimet në Kosovë e që do ta varfërojë edhe më shumë qytetarin e Kosovës.

Do të jetë tmerrësisht e papërballueshme kjo rritje për shimicenve qytetarëve të Kosovës dhe reagimi i qytetarëve do të jetë i paparashikueshëm. Nuk ka ligjikë ekonomike dhe asnjë logjikë të ketë rritje aq drastike të çmimeve kurse pagat dhe pensionet mbesin në pikën zero. Qeveria dihet të jetë më e vëmendshme në menaxhimin e situatës sociale e jo të sponsorisojë humbjet e një kompanie private që ua ka rrjepur lëkurën qytetarëve të Kosovësvqë nga çasti kur e privatizoi për para të imëta këtë përbindësh gllabërues që jetën e qytetarëve të Kosovës ua ka shndërruar në ferr. Definitivisht, kohë të vështira për qytetarët e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM