Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Fillon vaksinimi në sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti në Kodrën e Trimave”

Shk 10, 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pika e re e vaksinimit kundër COVID-19, e vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka filluar nga sot prej 12:00 – 20:00 që të ofrojë mundësi vaksinimi për qytetarët.

Ndërkaq së shpejti vaksinimi në komunën e Prishtinës, do të bëhet edhe në pikën tjetër në “Kodrën e Trimave”, në QMF-2.

Ndërkohë, pika e vaksinimit në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir) dhe ajo në “Albi Mall”, janë në dispozicion çdo ditë për qytetarët e Prishtinës dhe jo vetëm, që të vaksinohen lehtë, shpejt dhe sigurt kundër COVID-19, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM