Në magjistralen Aeroport – Prishtinë Njësitet Antikontrabandë kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues të dyshimtë. Me ketë rast janë gjetur cigare të kontrabanduara / pa dokumentacion përcjellës me vlere prej 12,000.00 €.
Shmangiet nga Detyrimet Doganore llogaritet të jenë 63,756.00 €.
Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe pas intervistimit me Urdhër te Prokurorit Kujdestar dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës., thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.