Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Shkelje e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria

Shk 11, 2022

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut bën të ditur se kohë më parë u bë publike se në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ishin vendosur kamerat që në mënyrë flagrante shkelin privatësinë e femrave të privuar nga liria. Pas kësaj u ndërmorrën masat me ç’rast u suspenduan personat me përgjegjësi deri në çastin kur do të sqarohet rasti pas së cilës do të caktohet përgjegjësia apo do të lirohen nga përgjegjësia nëse dëshmohet se ka pasur bazë ligjore për këtë veprim.

Pastaj, i njëjti veprim u përsërit edhe në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë që flet për një tendencë që të mbahen në kontrollë edhe stafi korrrektues si dhe të privuarit nga liria. Dihet qartë se kur të privuarit mund dhe duhet të mbahen nën vëzhgim të kamerave prandaj çdo tejkalim i vëzhgimit të paarsyeshëm paraqet shkelje të privatësisë dhe shkelje të drejtave të njeriut. Personat e privuar janë të privuar nga disa të drejta të njeriut që kufizohen me ligj mirëpo jo edhe nga të gjitha të drejtat.

KMDLNj thërret institucionet përgjegjëse që të ndërprejnë këto veprime, të bëhen hetimet dhe të ndërmerren masat në përputhje me shkeljet e dokumentuara.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka qenë njëri ndër shërbimet më të besueshme dhe më të suksesshme që reputacionin e ka ndërtuar me një punë të gjatë dhe të suksesshme në kushte të vështira andaj duhet të ruhet ky reputacion duke mos ndërhyrë politikisht në punën e këtij shërbimi, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së. 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM