Build Skills with our trainings

Sign up now!

Komandanti i Komandës së Forcave Amerikane për Evropë, gjeneral Wolters, uron gjeneral Jasharin për detyrën e re

Shk 11, 2022

Me anë të letër-urimit, Komandanti i Komandës së Forcave Amerikane për Evropë, Gjenerali me Katër Yje, Tod D. Wolters, uroi Gjenerallejtënant Bashkim Jasharin për marrjen e detyrës së Komandantit të FSK-së, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në letrën e dërguar zyrtarisht nga Zyra e Gjeneral Wolters, thuhet:

“I nderuar gjenerallejtënant Bashkim Jashari,

 

Në emër të burrave dhe grave të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, urime për emërimin tuaj si Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës të Republikës së Kosovës.

 

Forca e Sigurisë së Kosovës padyshim që do të përfitojë nga e kaluara dhe përvoja juaja udhëheqëse.

 

Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të adresojmë shqetësimet tona të përbashkëta të sigurisë.

 

Megjithëse stafet tona përkatëse janë në kontakt të rregullt, ju lutemi mos hezitoni të më kontaktoni drejtpërdrejt në çdo kohë.

 

Faleminderit për lidershipin tuaj dhe urime për detyrën tuaj të re.

 

Pres të ju takoj së shpejti.”

 

Sinqerisht,

 

Tod D. Wolters

 

Gjeneral

 

Forcat Ajrore të SHBA-së

 

Urimi për Gjeneral Jasharin nga Gjeneral Wolters, konfirmon fuqishëm, bashkëpunimin e thellë bilateral dhe partneritetin e ngushtë strategjik në mes forcave amerikane dhe forcave tona.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM