Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës bën të ditur se Bundesrati gjerman ka votuar me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.
MPJ në postimin në Facebook shkruan se Gjermania ka dhënë për Kosovën dhuratë të veçantë në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Dhuratë e veçantë nga Gjermania për Kosovën në prag të festimit të 14-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Bundesrati sapo votoi me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.