Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti falënderon dy ish-presidentët për angazhimin e përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën

Shk 12, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Stipe Mesic dhe ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.

Kryeministri Kurti i falënderoi dy ish-presidentët për vizitën dhe për angazhimin e përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

Duke folur për qeverisjen rreth njëvjeçare, kryeministri Kurti tha se prijmë në rajon për menaxhimin e mirë të pandemisë, me vaksinimin e tashmë dy të tretës së popullatës së rritur.  Ai i njoftoi edhe për rezultatet e shënuara në ekonomi: rritjen ekonomike prej 9.9 për qind, rritjen e të hyrave doganore për mbi një të tretën, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa eksportet janë rritur me 66 për qind, të hyrat buxhetore janë rritur për 30 për qind, e investimet e huaja për 53 për qind, tha kryeministri Kurti.

Dy ish-presidentët e përgëzuan kryeministrin Kurti për detyrën dhe sukseset në qeverisjen e deritanishme. Ata shprehën besimin që ai do ta vazhdojë ta kryej me përgjegjësi e kompetencë detyrën që ia kanë dhënë qytetarët.

Ish-presidenti Topi theksoi nevojën për më shumë bashkëpunim rajonal dhe koordinim më të mirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, sidomos me institucionet e Bashkimit Evropian, përfshirë këtu çështjen e liberalizimit të vizave.

Ish-presidenti kroat, Mesic, tha se duhet angazhim i shtuar në rrafshin ndërkombëtar, sepse siç tha ai, Serbia po vazhdon fushatat lobuese për çnjohjen e Kosovës.

Lidhur me dialogun me Serbinë, kryeministri Kurti tha se është proces që duhet të ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM