Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së kolonelit, Haliti

Shk 14, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me rastin e ndarjes nga jeta të kolonelit të FSK-së në pension, Skender Halitit ka dërguar telegram ngushëllimi, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

E dashura Familje Haliti,

 

Të nderuar, miq, bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë e bashkëpunëtorë të Kolonel Halitit,

 

Unë me stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë pjestarët e FSK-së , jemi të tronditur thellë me lajmi e hidhur me rastin e ndarjes së papritur nga jeta të luftëtarit të UÇK-së, eprorit të TMK-së, FSK-së, si dhe mikut e bashkëpunëtorit tonë të sapo-pensionuar të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Skënder Halitit.

 

Kolonel Haliti, në të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë zyrtare, si dhe ato qytetare dhe kombëtare ka dhënë kontribut të madh në gjithë proceset e ndërtimit, zhvillimit dhe forcimit të Ushtrisë sonë dhe vendit në përgjithësi.

 

Do të kujtohet gjithmonë nga ne, me nder, si patriot i madh, burr me karakter e personalitet të fortë dhe i dashur për të gjithë.

 

Andaj , Familje e dashur Haliti, miq, bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë e bashkëpunëtorë të Kolonel Halitit, mbi dhembjen e madhe që kemi së bashku, të kemi krenarinë për jetën dhe veprën madhështore të tij në shërbim të Lirisë e Pavarësisë së Kombit dhe Atdheut.

 

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

 

Me dhimbje,

 

Armend Mehaj

 

Ministri i Mbrojtjes

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM