Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK filloi aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut

Shk 15, 2022

Me aktivitetin koordinues të shërbimit mjekësor të FSK-së, në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), sot në Ministri të Mbrojtjes filloi aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut.

Personeli i Ministrisë së Mbrojtjes, edhe këtë herë iu kanë përgjigjur pa hezitim këtij aksioni, në mesin e të cilëve edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhurues i rregullt vullnetar i gjakut, si dhe zv. sekretari i përgjithshëm, Salvador Elmazi.

Këtë radhë aksionin e bëri shumë të veçantë, dhurimi i gjakut nga Këshilltari amerikan i Ministrit të Mbrojtjes, Tom Niblock, i cili përfaqëson vlerat e tij të larta humane, krahas partneritetit tonë të ngushtë me miqtë tanë amerikan.

Edhe pse në rrethana pandemie, vlugun e aktiviteteve dhe fazës së vaksinimit, në ditën e parë të aksionit u grumbulluan doza të konsiderueshme të gjakut, që nga punëtoret e QKKTGJ-së u shpreh vlerësim i lartë për gatishmërinë e treguar.

Aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nëpër të gjitha kazermat e FSK-së.

Aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut është aktivitet i planifikuar në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK dhe për shumë vite tradicionalisht mbahet dy herë në vit.

Përveç gjatë aksionit të organizuar, pjesëtarët e FSK-së kanë qenë dhe janë çdo herë të gatshëm që t’u përgjigjen kërkesave të QKKTGJ-së edhe për nevojat sporadike në raste specifike, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM