Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gjeneral Jashari pranon urim për ditën e Pavarësisë nga gjeneral Milley

Shk 16, 2022

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në vigjilje të Ditës së Pavarësisë, ka pranuar letër-urim nga ushtaraku më i lartë amerikan, respektivisht, nga Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, Gjeneral me Katër Yje, Mark Milley.

” I nderuar Gjeneral Jashari,

 

Urime juve dhe pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për festën e Ditës së Pavarësisë.

 

Në këtë përvjetor të veçantë, lavdëroj përparimin që keni bërë gjatë tranzicionit në forcë mbrojtëse territoriale multietnike.

 

Ju inkurajojmë që të vazhdoni me përkushtimin tuaj për të krijuar një forcë që mbron të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

Ushtria e SHBA-së vlerëson bashkëpunimin dhe miqësinë midis forcave tona të sigurisë dhe kontributet tuaja të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin, ndërsa përparoni përgjatë planit tuaj 10-vjeçar të tranzicionit.

 

Urimet më të mira në këtë rast të veçantë.

 

Sinqerisht,

 

MARK A. MILLEY

 

Gjeneral, Ushtria Amerikane “

Ky urim dëshmon fuqishëm, besimin e madh të lidershipit të forcave amerikane në lidershipin e Gjeneral Jasharit, si dhe miqësinë dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet forcave tona, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM