Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nimani- Hovenier: Marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të forcohen edhe më tej

Shk 16, 2022

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka- Nimani, priti në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Pasi që i uroi suksese ambasadorit Hovenier në detyrën e tij të re, kryetarja Caka- Nimani bëri një prezantim të shkurtër mbi punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese dhe prioritetet për të ardhmen, duke nënvizuar përkushtimin e palëkundur për avancimin e drejtësisë kushtetuese në Republikën e Kosovës.

Kryetarja Caka- Nimani në vijim diskutoi edhe për raportet e mira institucionale me gjykatat homologe në rajon dhe më gjerë, me ç’rast vuri theksin në bashkëpunimin e ngushtë edhe me Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara.

Ajo shfrytëzoi rastin që të shpreh mirënjohjen e saj për ndihmën e vazhdueshme që Qeveria e SHBA-ve i ka ofruar Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet projekteve të ndryshme për ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve profesionale dhe infrastrukturore.

Ambasadori Hovenier, pasi që falënderoi kryetaren Caka- Nimani për mikpritjen, u shpreh i lumtur që do të shërbejë përsëri në Kosovë dhe u zotua se do të angazhohet që marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të forcohen edhe më tej, thuhet në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM