Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti në takimin lamtumirës e falënderon ambasadoren Stjernvall për bashkëpunimin

Shk 16, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall kanë zhvilluar sot takimin lamtumirës, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores.

Gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Finlandës. Kryeministri dhe ambasadorja theksuan potencialin e bashkëpunimit në mes dy shteteve për zhvillimin social dhe ekonomik.

Ambasadorja Stjernvall shprehu vlerësimin e saj për bashkëpunimin me qeverinë dhe i dëshiroi kryeministrit rezultate të mira në qeverisjen e tij. Ajo përsëriti gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Stjernvall për mbështetjen e pareshtur që shteti i Finlandës i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj. Ai u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë. Ambasadores i uroi suksese të mëtutjeshme në angazhimet e saj të radhës, duke ia rikujtuar se gjithmonë është e mirëseardhur në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM