Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet takimi i 13-të i Këshillit Ndërministror të Ujërave

Shk 16, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kryesuar takimin e 13-të të Këshillit Ndërministror të Ujërave. Ai ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të zhvilluar dhe avancuar sektorin e ujërave në vend, për mbrojtje të resurseve ujore dhe për ngritjen e cilësisë së shërbimeve.

Ai theksoi interesimin për të vazhduar me ndërtimin e impianteve të reja dhe organizimin e takimeve bilaterale me donatorët aktivë të sektorit. Po ashtu, potencoi që Qeveria synon evitimin e kredive që ngarkojnë sektorin e ujërave dhe sidomos të kredive të kushtëzuara, me qëllim që të ruhet qëndrueshmëria financiare e kompanive rajonale të ujit dhe përballueshmëria e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimit.

Përmes vendimeve nga takimi i sotëm synohet përmirësimi i performancës së kompanive rajonale të ujit, si dhe trajtimi i çështjes së menaxhimit të llumit që pritet të krijohet me operacionalizimin e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura.

Gjithashtu, në takimin u adresua edhe problemi i mbështetjes së familjeve në nevojë për pagesën e shërbimeve të ujësjellësit dhe të kanalizimit në pajtim me përgjegjësitë ligjore që i ka Qeveria.

Me miratimin e programit Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit (i quajtur  FLOWS) me Bankën Botërore, u vlerësua se jemi në rrugë të duhur për të qartësuar kërkesat reale të Kosovës për zhvillimin e akumulimeve të reja si dhe për sigurinë e digave, me ç‘rast do të kërkohet të trajtohet edhe liqeni i Livoçit, i cili ka mbetur i papërdorshëm.

Paralelisht me këtë, përmes programit zviceran për menaxhimin e integruar të resurseve ujore, është në përfundim përgatitja e bilancit ujor të Kosovës dhe ka filluar hartimi i planeve për menaxhimin e pellgjeve lumore.

Në këtë mbledhje, përpos ministrave të kabinetit qeveritar dhe institucioneve të linjës, të pranishëm ishin edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly , zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss si dhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Banka Botërore.

 

Mirë se po takohemi sërish në këtë mbledhje të radhës, në takimin e 13-të të Këshillit Ndërministror për Ujëra.

 

Nga takimi i fundit ne kemi pasur një sërë takimesh konsultative e përgatitore, shumë produktive. Progresi ynë, përveç angazhimit të institucioneve tona, është edhe për shkak të mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve tanë ndërkombëtarë, për çfarë u jemi tejet falënderues për gjithë kontributin e deritanishëm. Nëpërmjet përkushtimit të përbashkët do të zhvillojmë dhe avancojmë sektorin e ujërave në vend.

 

Me miratimin e programit Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit (i quajtur  FLOWS) me Bankën Botërore jemi në rrugë të duhur për të qartësuar kërkesat reale të Kosovës për zhvillimin e akumulimeve të reja si dhe për sigurinë e digave, me ç‘rast do të kërkojmë të trajtohet edhe liqeni i Livoçit, i cili ka mbetur i papërdorshëm.

 

Paralelisht me këtë, përmes programit zviceran për menaxhimin e integruar të resurseve ujore, është në përfundim përgatitja e bilancit ujor të Kosovës dhe ka filluar hartimi i planeve për menaxhimin e pellgjeve lumore.

 

Jam i vetëdijshëm që pritjet janë për ngritjen e statusit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në agjenci ekzekutive. Pajtohemi për rëndësinë e këtij institucioni dhe që ngritja e statusit të saj në agjenci mund të jetë e nevojshme por, meqë tani jemi në një riorganizim të administratës shtetërore, u pajtuam që këtë ta trajtojmë si pjesë e këtij ristrukturimi të përgjithshëm e të mos themelojmë këtu agjenci derisa Ministria e Punëve të Brendshme, e që e ka brenda edhe Administratën Publike, është duke punuar në kontekst më të gjerë. Gjithashtu, gjatë këtij procesi do ta trajtojmë edhe çështjen e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

 

Përmes vendimeve të sotshme synojmë të përmirësojmë performancën e kompanive rajonale të ujit si dhe të trajtojmë çështjen e menaxhimit të llumit që pritet të krijohet me operacionalizimin e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura. Jemi të interesuar të vazhdojmë me ndërtimin e impianteve të reja dhe të zhvillojmë takime bilaterale me donatorët aktivë të sektorit. Gjithashtu, në takimin e sotëm do ta adresojmë edhe problemin e mbështetjes së familjeve në nevojë për pagesën e shërbimeve të ujësjellësit dhe të kanalizimit në pajtim me përgjegjësitë ligjore që i ka Qeveria.

 

Dua të potencoj që Qeveria synon evitimin e kredive që ngarkojnë sektorin e ujërave dhe sidomos të kredive të kushtëzuara, me qëllim që të ruhet qëndrueshmëria financiare e kompanive rajonale të ujit dhe përballueshmëria e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimit.

 

Jemi po ashtu shumë të interesuar që të zhvillojmë kapacitet njerëzore në sektorin e ujërave dhe të fuqizojmë angazhimin e profesionistëve të rinj. Jemi mirënjohës ndaj programit për menaxhimin e integruar të resurseve ujore dhe mirëpresim përkrahje të mëtejme. Kemi shumë kuadro deficitare, si në trajtimin e ujërave të ndotura, menaxhimin dhe sigurinë e digave, pastaj kontrollin e erozionit, menaxhimin e përmbytjeve, e të tjera.

 

Vendi ynë ka nevojë për kuadro profesionale në sektorin e ujërave. Është një ndihmesë e madhe që ne të shfrytëzojmë përvojën e partnerëve tanë. Angazhimi ynë është i përbashkët, si për mbrojtje të resurseve ujore por edhe për ngritjen e cilësisë së shërbimeve. Andaj, bashkëpunimi ynë është përkushtim drejt arritjes së këtyre qëllimeve tona.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM