Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani merr urim për ditën e Pavarësisë nga kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Komšić

Shk 16, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Željko Komšić.

“Të inkurajuar dhe të gëzuar me avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve mike, jemi të bindur që rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo lloj tjetër bashkëpunimi, sikur dhe e marrëdhënieve miqësore mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, në të ardhmen e afërt, do të ketë rëndësi të posaçme për qytetarët e shteteve tona”, thuhet në telegramin e kryetarit Komšić.

“Vetëm së bashku dhe në bashkëpunim me partnerët që i ndajnë vlerat e njëjta mund ta arrijmë qëllimin tonë”, thuhet në telegramit të kryetarit Komšić.

Më tej, në telegram, Komšić thekson se Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës i ndajnë prioritetet e tyre të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

 

Bosnja dhe Hercegovina 

 

P R E S I D E N C A 

 

Sarajevë, më 17 shkurt 2022

 

Shkëlqesi, 

 

Juve dhe qytetarëve Tuaj, në emrin tim dhe në emrin e qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës, Ju uroj Ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës. 

 

Të inkurajuar dhe të gëzuar me avancimin e marrëdhënieve mes dy shteteve mike, jemi të bindur që rruga e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe çdo lloj tjetër bashkëpunimi, sikur dhe e marrëdhënieve miqësore mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës, në të ardhmen e afërt, do të ketë rendësi të posaçme për qytetarët e shteteve tona. 

 

Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës i ndajnë prioritetet e tyre të përbashkëta strategjike të politikës së jashtme, siç janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian. Vetëm së bashku dhe në bashkëpunim me partnerët që i ndajnë vlerat e njëjta mund ta arrijmë qëllimin tonë. 

 

Shkëlqesia Juaj, pranoni konsideratat e mia më të larta (ose: nderimet e mia më të thella) dhe urimet e sinqerta për lumturinë Tuaj personale dhe të qytetarëve të vendit Tuaj. 

 

Zhelko Komshiq (Željko Komšić)

 

SH.S. Vjosa Osmani – Sadriu 

 

Presidente e Republikës së Kosovës 

 

Prishtinë 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM