Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani me rastin e 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë pranon telegram urimi nga presidenti Steinmeier

Shk 16, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Në telegramin e tij, presidenti Steinmeier ka rikujtuar vitin 2008, kur ndodhej në pozitën e ministrit të Jashtëm gjerman dhe kur bashkë me homologë të tjerë nga ShBA-të dhe Evropa u deklaruan pro njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ndaj është kënaqësi e veçantë të mund t’ju uroj në përvjetorin e katërmbëdhjetë të pavarësisë së vendit tuaj. Vendet tona janë të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin në pikëpamje politike, ekonomike dhe kulturore. Veçanërisht afër na sjellin kontaktet e shumta personale, para së gjithash ato të diasporës kosovare në Gjermani”, thuhet në telegramin e presidentit Steinmeier.

Më tej, në telegram, presidenti Steinmeier e përmendë edhe vizitën e Presidentes Osmani na Gjermani në shtator të vitit 2021.

“Gjatë vizitës suaj shtatorin e shkuar në Berlin ne patëm mundësi të thelloheshim në aspekte të shumta të marrëdhënieve tona dypalëshe. Gjermania mbështet fuqishëm perspektivën e Republikës së Kosovës në Bashkim Evropian. Në këtë kontekst një rëndësi të madhe merr realizimi me vendosmëri i agjendës së rëndësishme të reformave të qeverisë suaj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky do të jetë një faktor qendror në krijimin e perspektivave për të rinjtë në Kosovë, forcimin e ekonomisë, investimet e reja si dhe hapjen e vendeve të punës”, thuhet ndër të tjerë në telegramin e presidentit Steinmeier, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM