Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një person për dhunë në familje, sekuestron armë zjarri dhe municion

Shk 18, 2022

Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në Graqanicë.

Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor, ai që ka rezultuar me arrestimin një person i dyshuar: G. N, mashkull, 70 vjeç.

Pjesë e punës së zyrtarëve të dhunës në familje dhe sektorit të hetimeve, që i janë përgjigjur rastit, ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e personit të dyshuar, policia i ka gjetur dhe sekuestruar: dy armë zjarri, katër karikatorë dhe 52 fishekë.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

I dyshuari ngarkohet me veprat: dhunë në familje si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM