Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti diskutoi për drejtësi tranzicionale në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih

Shk 20, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, diskutoi për sfidat dhe perspektivat e drejtësisë tranzicionale, i ftuar në panelin e diskutimit në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë (Munich Security Conference).

Na duhet drejtësia tranzicionale që të mund të shërohet shoqëria, dhe që të kemi mundësi për të ecur së bashku përpara, drejt së ardhmes, tha kryeministri Kurti.

Në të njëjtën kohë duhet të ketë rehabilitim dhe rivendosje të drejtësisë për viktimat, pasi është shumë e vështirë për familjet të vazhdojnë të jetojnë normalisht përkundër humbjeve dhe vuajtjeve të tyre, shtoi ai.

Në rastin e Kosovës, drejtësinë tranzicionale e kemi prioritet, theksoi kryeministri Kurti, duke përmendur disa nga nismat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si ajo për themelimin e  Institutit për krimet e kryera gjatë luftës, hartimin e Strategjisë Kombëtare për Drejtësi Tranzicionale, themelimin e Komisionit për hulumtimin dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore të shkatërruar gjatë luftës së viteve 1998-1999 dhe fuqizimin e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Kryeministri Kurti foli për çështjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe familjet që jetojnë në dhembje e ankth, duke mos ditur për fatin e vendndodhjen e të dashurve të tyre. Ai ritheksoi domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë.

Duke përmendur Masakrën e Reçakut, kryeministri theksoi se e kaluara nuk ka kaluar ende, përderisa krimet e luftës dhe gjenocidi vazhdojnë të mohohen.

Kryeministri Kurti diskutoi në panelin e titulluar “Humbur në tranzicion: Sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale” (Lost in Transition: Challenges and Prospects of Accountability and Transitional Justice), që kishte për moderator David Miliband, President dhe Kryeshef Ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit.

Krahas kryeministrit Kurti, të ftuarve në panel ishin edhe: z.Niels Annen, Sekretari Parlamentar i Shtetit, Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Republika Federale e Gjermanisë, znj.Alice Wairimu Nderitu, Këshilltare Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Parandalimin e Gjenocidit, znj.Louise Mushikiwabo, Sekretare e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë., thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM