Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Merz: Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euro-atlantik, synimin për anëtarësim në NATO dhe OKB

Shk 20, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, në ditën e tretë të Konferencës për Siguri të Munihut, pati takim me kryetarin e Unionit Kristian Demokratik të Gjermanisë, Friedrih Merz.

Kryeministri Kurti e uroi Merz për marrjen e detyrës së udhëheqjes me Unionin Kristian Demokratik dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit.

Për progresin e bërë gjatë vitit të parë të qeverisjes, kryeministri Kurti foli për indikatorët e rritur ekonomikë, reformat në sistemin e drejtësisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe zhvillime të tjera progresiste.

Integrimet evropiane dhe Ballkani Perëndimor, ishin temë e bisedës dhe kryeministri Kurti përsëriti se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Ai theksoi se institucionet dhe vlerat euro-atlantike duhet të jenë të hapura për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM