Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi sot ka pritur ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Krasniqi në postimin e tij në Facebook ka diskutuar me ambasadorin Hovenier për zhvillimet aktuale politike në vend dhe i ka ofruar bashkëpunim me Partinë Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të jetë gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj për temat e interesit nacional, e veçanërisht në fuqizimin e mëtejm të raporteve Kosovë-SHBA.
Kënaqësi ta pres në takim Ambasadorin e ri amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Ambasadorit Hovenier i urova mirëseardhje në Kosovë dhe, ashtu si deri sot, i ofrova të gjithë bashkëpunimin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Bashkë diskutuam edhe për tema të ndryshme në raport me zhvillimet aktuale politike në vend. Ambasadorin Hovenier e sigurova se Partia Demokratike e Kosovës, si lidere e opozitës, do të jetë gjithmonë e gatshme që të jap kontributin e saj për temat e interesit nacional, e veçanërisht në fuqizimin e mëtejm të raporteve Kosovë-SHBA.
Po ashtu, me Ambasadorin Hovenier diskutuam shtruar për prioritetet e përbashkëta strategjike në fushat e qeverisjes së mirë, zhvillimit ekonomik dhe integrimit Euro-Atlantik.
Ambasadorin Hovenier e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës në të gjitha fushat.