Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Gjobë ndaj dy shoferëve dhe heqje e patentës

Shk 23, 2022

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot ka ndaluar dy shofer të cilët me automjetet e udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’Tejkalim i shpejtësisë ‘’në rrugën ‘’Brahim Ademi ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilluan shpejtësi 90 km/h.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferëve : B.SH (M/K) i moshës 22 vjeçar dhe shoferit tjetër me inicialet M.K (F/K) e moshës 39 vjeçare u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë muaj (6) masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnëmenjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM