Build Skills with our trainings

Sign up now!

Trashëgimia kulturore e Vushtrrisë ende s’po ka vlerësim meritor

Shk 23, 2022

Vushtrria, që më parë njihej me emrin “Vicianum-Viciana,” është një ndër qytetet më të lashta të Kosovës, që daton më herët se Perandoria Romake, përkatësisht që nga koha e Dardanëve.  Objektet e ndërtuara në këtë qytet e bëjnë atë mjaft tërheqës për t’u vizituar, ngaqë janë të ndërthurura me antikën dhe modernen.

Fakti se Vushtrria është qytet kulturor e vërtetojnë edhe monumentet historike të tij.

Sipas historianit Galip Avdiu, nga hulumtimet arkeologjike që janë bërë, rezulton se Kalaja e qytetit është ndërtuar në antikë dhe ka pasur furnizim me ujë dhe kanalizim, që mendohej se ka pasur lidhje deri tek lumi Sitnica, e cila në të kaluarën ishte përdorur për strehimin e ushtrive në periudha të ndryshme.

Për Kalanë e qytetit, vushtrriasi Ardit Ibishi, thotë se për të ky monument e karakterizon qytetin e Vushtrrisë dhe se duhet të ketë më shumë turistë në mënyrë që të mos harrohen këto monumente.

Në anën tjetër, Hamami i Vushtrrisë ishte ndërtuar në shekullin e XV. Ky objekt, afër Xhamisë “Gazi Ali Beu”, kishte shërbyer si banjo publike dhe ishte shfrytëzuar edhe nga udhëtarët e tregtarët nga vende të ndryshme. Në Hamam gjendeshin dy vaska guri me ujë të ngrohtë që vinte nga depoja e ujit, hapësira e së cilës ishte e shtruar me gurë mermeri të bardhë.

“Ambienti i saj ka qenë me dy kthina, që janë shfrytëzu nga burrat dhe gratë për të u pastru”, shton 87 vjeçari Musë Bekteshi.

Hamami i vjetër në Vushtrri

“Edhe kalldërmi që është shtru’ në rrugën e Hamamit e bën më të veçantë atë, sepse po e shton vjetërsinë dhe paraqet të kaluarën,” shton vushtrriasi i moshuar.Ai foli edhe për kalldërmin, i cili ishte shtruar në atë pjesë në verë të këtij viti.

Sipas historianit Avdiu, një tjetër monumdet historik-kulturor, Ura e Gurit ose, siç njihet në popull, Ura me 12 Harqe, kishte shërbyer si urë mbi lumin Sitnica dhe njëkohësisht si urë lidhëse në mes të rrafshit të Kosovës dhe Drenicës. Po ashtu, kjo urë është shfrytëzuar nga udhëtarë e tregtarë që kanë filluar rrugëtimin nga Novi Pazari e që kanë kaluar në drejtim të Shkupit.

Punëtori i një minimarketi afër këtij monumenti, Kastriot Feka shpreh keqardhje që Ura e Gurit nuk vizitohet shumë shpesh nga qytetarët.

“… vetëm për ndonjë rast martese ose mbrëmje të maturës vijnë dhe e shohin këtë monument”, shtoi ai.

Ura e vjetër e gurit në Vushtrri

Në bazë të hulumtimit “Muhabete Kafeje,” hulumtim mbi trashëgiminë dhe diversitetin, ende ka grupe të vogla të qytetarëve të përkushtuar dhe organizata që bëjnë përpjekje të mbrojnë trashëgiminë ekzistuese kulturore në Kosovë. Sa i përket turizmit dhe trashëgimisë kulturore, zakonisht të dyja kanë qenë të lidhura në mënyrë të pandashme dhe kjo bënë që njerëzit të vizitojnë vendet për ndërtesat, historitë që ato ofrojnë për shkak të vlerës së tyre kulturore dhe të trashëgimisë. 

Vushtrriasja, Genta Salihu monumentet i vlerëson si tejet të rëndësishme dhe se për ato duhet të flitet më shumë, në mënyrë që edhe turizmi të rritet.

Në anën tjetër, nxënësi në klasën e pestë, Altin Isufi tregon se për këto monumente është duke mësuar në shkollë dhe se do të dëshironte me mësuesin e tij t’i vizitonin brenda.

Megjithatë, sipas hulumtimit mbi trashëgiminë dhe diversitetin, turistët e së ardhshmes së Kosovës nuk janë gjithaq entuziastë për prospektet e saj në turizëm. Edhe pse idetë për zhvillimin e turizmit janë gjithnjë në rritje, Kosova asnjëherë nuk do të jetë pikë madhështore turistike ndërkombëtare,  për dallim se është e rrethuar nga shtetet që tanimë kanë strategji të zhvilluara mirë dhe dobiprurëse për të tërhequr vizitorë.

E për këtë, studenti i historisë, Valmir Kaqiku vlerëson se edhe Vushtrria do të ishte pikë e madhe turistike për të huaj nga monumentet historike dhe trashëgiminë që e bartë me vete.

“Arsyeja që nuk vizitohen këto monumente është se nuk bëhet promovimi i tyre siç duhet dhe sa duhet”, shtoi ai.

Inovacioni në arkitekturë është padyshim jashtëzakonisht i rëndësishëm, por ruajtja dhe restaurimi i ndërtesave të vjetra është gjithashtu i rëndësishëm sepse ato monumente të vjetra janë pasqyra e historisë sonë, ato na ndihmojnë të kuptojmë dhe respektojmë njerëzit që kanë jetuar në periudha të ndryshme me zakone dhe tradita të ndryshme, thuhet në një shkrim të publikuar nga Ierek.

Sipas historianit Avdiu, monumentet e Vushtrrisë edhe pse janë restauruar herë-pas-here, kanë nevojë dhe duhen mirëmbajtur.

E vushtrriasit, Faton Gërxhaliu dhe Mirsad Syla, ani pse asnjëherë nuk kanë hyrë brenda këtyre monumenteve të trashëgimisë kulturore, nuk tregohen shumë entuziast për inkuadrimin e modernitetit në këto monumente, ngaqë “e humbin traditën”.

“Përderisa janë objekte të vjetra duhet të qëndrojnë në atë mënyrë, ngaqë restaurimi i tyre i bënë ato që të mos duken antike”, thotë Syla.

Verona Krasniqi

Projekti “Forcimi i Mediave të Pavarura dhe Promovimi i Sigurisë së Gazetarëve në Kosovë” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Albany Associates.

Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM