Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi- Kajári: KFOR-i është nën kontroll të plotë të pikave të cilat monitorohen prej saj

Mar 3, 2022

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u prit në takim nga komandanti i Forcave Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Në takim u diskutua bashkëpunimi dhe koordinimi paralel mes KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, përfshirë Policinë e Republikës së Kosovës. Puna e përbashkët e jona karakterizohet nga efikasiteti në komunikim, bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, Kajári, e informoi zëvendëskryeministrin Bislimi mbi aktualitetet dhe e siguroi atë se KFOR-i është nën kontroll të plotë të pikave të cilat monitorohen prej saj.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi dhe shprehu mirënjohje ndaj Gjeneralit për punën që KFOR-i po e zhvillon duke vlerësuar rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM