Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kroacia mbështet maksimalisht dhe do të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Mar 3, 2022

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj sot ka biseduar me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë.

Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se me ministrin Banozic kanë nda të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenojë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.

 

Sot pata një bisedë me mikun tim, ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Mario Banozic.

 

Me ministrin Banozic, diskutuam për situatën e përgjithshme të sigurisë të krijuar pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë si dhe reflektimit të tij në rajonin tonë.

 

Me të ndamë të njëjtin qëndrim se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor me orientim euroatlantik duhet të jemi të bashkuar në tejkalimin e çdo sfide që mund të cenoj sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.

 

Gjithashtu nga ministri Banozic mora zotimin e tij për angazhim dhe mbështetje maksimale nga autoriteti i tij dhe Republikës së Kroacisë në synimin tonë për anëtarësim në NATO, në proces të përshpejtuar.

 

Ju faleminderit miku im, Ministër Banozic!

 

Ju faleminderit Republikës së Kroacisë dhe popullit mik kroat!

 

#SëBashkuMëTëFortë!

 

#ZajednoSmoJači!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM