Build Skills with our trainings

Sign up now!

ATK rrit të hyrat për 30 milionë euro për vetëm dy muaj

Mar 4, 2022

Institucion i Administratës Tatimore të Kosovës, si një ndër më të rëndësishmit në mbushjen e arkës së shtetit të Republikës së Kosovës, ka arritur që për dy muajt e parë të këtij viti të mbledh 124.9 milionë euro tatime.

Ky trend i performancës së të hyrave ka tejkaluar objektivat e planifikuara për këtë periudhë, duke arritur që të mblidhen 11.8 milionë euro apo 10.4% më shumë. Gjithashtu në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021 është arritur të rriten të hyrat për 30 milionë euro apo 31.6 %.

ATK të gjitha aktivitetet e saj tash më i ka të koordinuara sipas Planit Strategjik për vitin 2022-2026, në të cilin janë të përfshira objektivat; forcimi i mbledhjes së të hyrave dhe zvogëlimi i hendekut tatimor – maksimizimi i të hyrave të mbledhura dhe të pagueshme, sipas ligjeve tatimore të Kosovës; modernizimi i Administratës Tatimore – zbatimi i një sistemi të ri të administrimit të teknologjisë së informacionit, modernizimi i strukturave tona organizative, si dhe ngritja e kapaciteteve të stafit dhe kapaciteteve institucionale për t’iu përgjigjur mjedisit tonë të ri.

Për të implementuar Planin Strategjik, ATK do të avancojë një sërë nismash reformuese për të ndërtuar një administratë tatimore moderne dhe efektive. Këto nisma do ta udhëzojnë hartimin e strategjive dhe veprimeve specifike në planet tona vjetore operative dhe strategjike.

Andaj, menaxhmenti i lartë i ATK-së i bënë thirrje gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë në kohë obligimet e tyre tatimore, pasi që kjo është njëra ndër shumë mundësit kur ju mund të kontribuoni për shtetin tonë, thuhet në postimin në Facebook të ATK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM