Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti shpreh mirënjohje Gomes për përkrahjen e Luksemburgut dhënë Kosovës

Mar 4, 2022

Në takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, u bisedua për synimet për përforcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Luksemburgut.

Kryeministri shprehu mirënjohjen e Qeverisë për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi nga shteti i Luksemburgut, i cili ishte prej të parëve që përkrahu pavarësinë e shtetit tonë.

Ai vlerësoi partneritetin afatgjatë dhe shprehu vullnetin e Qeverisë për t’i forcuar më tej lidhjet dhe për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm.

Në këtë takim, kryeministri Kurti e njoftoi ambasadoren për të arriturat e vitit të parë të mandatit qeverisës, veçanërisht menaxhimin e pandemisë.

Ambasadorja Gomes ritheksoi përkushtimin e shtetit të Luksemburgut për bashkëpunim dhe përkrahje, në përmbushjen e synimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht në fushat strategjike të bashkëpunimit, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM