Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Xhaferi: Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO, në KE dhe organizata ndërkombëtare

Mar 5, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Në takim është biseduar për situatën aktuale politike jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, pas agresionit ushtarak të Federatë Ruse ndaj Ukrainës.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është më i domosdoshëm se kurrë për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Kryeparlamentari Xhaferi ka deklaruar se Maqedonia  Veriut e mbështet pa rezervë anëtarësimin e Kosovës në NATO, në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Presidentja Osmani ka theksuar se Rusia dhe Serbia si aleate e saj po tentojnë ta destabilizojnë Kosovën dhe Ballkanin.

Prandaj nismën për Ballkanin e Hapur, presidentja Osmani e konsideron si mjet të Serbisë për shtrirje të hegjemonisë së saj në rajon. Sipas saj, Rusia dhe shtetet e tjera autokratike përmes marrëveshjeve me Serbinë po përpiqen ta shtrijnë ndikimin e tyre të dëmshëm në rajon.

Presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Xhaferi biseduan edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve fqinje, në këtë takim u vlerësuan të mira, teksa shqiptarët që jetojnë në Maqedoni të Veriut u cilësuan urë e fortë lidhëse me Kosovën, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM