Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPJD dënon sulmin e forcave ruse mbi Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në qytetin Kharkov në Ukrainë

Mar 7, 2022

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, dënon sulmin e forcave ruse mbi Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në qytetin Kharkov në Ukrainë.

Objekti ku ndodhej stafi i Konsullatës Shqiptare është shkatërruar në tërësi, nga forcat ajrore ruse mëngjesin e së hënës.

MPJD i cilëson të papranueshme sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë, të cilat në ditët e fundit kanë cak institucionet diplomatike, pasi ditë më parë njëjte është sulmuar edhe Konsullata e Sllovenisë.

MPJD bën thirrje edhe njëherë për ndërprerje të sulmeve ruse mbi territorin ukrainas.

Qeveria e Kosovës i qëndron pranë institucioneve dhe popullit të Ukrainës, në këtë periudhë ku sulmi rus po egërsohet edhe mbi popullatën civile, thuhet në postimin në Facebook të MPJD-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM