Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Arsimi shqiptar ishte forca e zhvillimit dhe emancipimit të kombit tonë

Mar 7, 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama për nder të 7 Marsit ka nderuar me mirënjohje mësimdhënësit e dalluar në katër nivelet e arsimit parauniversitar për vitin që lamë pas.

Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se duke i falënderuar të gjithë mësimdhënësit e Prishtinës për punën e palodhshme për edukimin e të ardhmes së vendit tonë, u urojmë këtë ditë të veçantë dhe ofrojmë përkrahjen tonë në çdo hap.

 

7 Marsi festohet si dita e Mësuesve, për të përkujtuar një ngjarje historike e kulturore siç ishte hapja e Shkollës së Parë Shqipe laike në Korçë.

 

Arsimi shqiptar ishte forca e zhvillimit dhe emancipimit të kombit tonë, të cilat përpara i çuan ata, roli i të cilëve mbetet i pazëvendësueshëm: mësuesit tanë.

 

Me këtë rast, sot me mirënjohje nderuam mësimdhënësit e dalluar në katër nivelet e arsimit parauniversitar për vitin që lamë pas, por jo vetëm.

 

Duke i falënderuar të gjithë mësimdhënësit e Prishtinës për punën e palodhshme për edukimin e të ardhmes së vendit tonë, u urojmë këtë ditë të veçantë dhe ofrojmë përkrahjen tonë në çdo hap.

 

Një kënaqësi e veçantë ishte të shijojmë koktejin e përgatitur nga nxënësit e Sh.M.A.T “Abdyl Frashëri”.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM