Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca ngushëllon familjen e ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova

Mar 9, 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Rugova, për vdekjen e ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

 

“E nderuar familje Rugova,

 

Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit politik dhe ish-kryetarit shumëvjeçar të Komunës së Istogut, Haki Rugova. 

 

Haki Rugova ia dedikoi një pjesë të madhe të jetës së tij ndërtimit të institucioneve, qeverisjes dhe zhvillimit demokratik të vendit, duke mbetur kështu në kujtesën institucionale të Kosovës.   

 

Ngushëllime familjes Rugova, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve, Kryesisë së LDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Istogut.

 

U prehtë në paqe!”

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM