Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Koncept-dokumenti për ekspertët gjyqësorë, mori miratimin e Qeverisë

Mar 9, 2022

Në mbledhjen e Qeverisë, ministrja Haxhiu, paraqiti për miratim Koncept-dokumentin për ekspertët gjyqësor, pasi që është vlerësuar si i domosdoshëm dhe urgjent rregullimi dhe normimi i kësaj çështje, nga i cili do të krijohet edhe mekanizmi formal për emërimin e ekspertëve.

Ministrja Haxhiu duke theksuar rëndësinë e këtij Koncept-dokumenti tha se “Që nga konsolidimi i sistemit gjyqësor në Kosovë në vitin 1999 e sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, licencimi dhe angazhimi i ekspertëve gjyqësorë nuk është adresuar sa dhe si duhet. Si rrjedhojë, nuk janë ngritur asnjëherë mekanizmat për licencimin e ekspertëve gjyqësorë derisa veprimtaria e ekspertit gjyqësor vazhdon të ushtrohet nga individët të cilët nuk i janë nënshtruar ndonjëherë procesit të licencimit”.

Për me tepër, pas reformimit të sistemi gjyqësor me 2013, ky proces është ndaluar i tëri dhe prej asaj kohe e deri më tash nuk ka pasur asnjë proces apo mekanizëm formal për emërimin e ekspertëve gjyqësor, edhe pse procedurat gjyqësore vazhdojnë të jenë të varura në ekspertizat gjyqësore.

Opsioni i rekomanduar i këtij Koncept-dokumenti kërkon nxjerrjen e një ligji të ri për ekspert i cili do të mandatojë Ministrinë e Drejtësisë me kompetencë ligjore për emërimin e ekspertëve.

Përmes këtij Koncept-dokumenti janë adresuar çështjet më problematike që janë evidentuar, siç janë: lista e ekspertëve, procesi i emërimit, mosekzistimi i një mekanizmi ku paraqiten pakënaqësitë ndaj punës së ekspertëve, frekuenca e angazhimeve si ekspert, çështja e angazhimit privat të ekspertëve që punojnë në institute publike që ofrojnë ekspertiza gjyqësore, unifikimi i kritereve për emërimin e ekspertëve dhe si të tilla do të rregullohen me ligj te veçantë.

Ministria e Drejtësisë, përmes ligjit të ri do të pajiset me kompetencë shtesë për zhvillimin e procedurave dhe emërimin e ekspertëve. Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent, me kritere të paracaktuara dhe me përfshirjen e hisedarëve kryesor në procese, si KGjK, KPK dhe odat përkatëse profesioniste, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM