Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPJD: Miratohet vendimi për blerjen e ndërtesave të dy ambasadave

Mar 9, 2022

Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për blerjen e ndërtesave të dy misioneve diplomatike.

Me këtë vendim, MPJD fillon zyrtarisht procesin për blerjen e ndërtesave të ambasadave të Republikës së Kosovës në dy kryeqendra botërore, Washington D.C., SHBA, dhe Londër, Mbretëria e Bashkuar.

Bazuar në orientimin strategjik për konsolidimin e prezencës së Republikës së Kosovës në këto kryeqendra dhe në strategjinë gjithëpërfshirëse për reformim, ri-strukturim si dhe rritje të nivelit të përfaqësimit të Kosovës përmes shërbimit të Jashtëm, MPJD në këtë vit fiskal, ka ndarë buxhetin prej tetë milion e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e njëzet e një euro (8,927,721.00 €) për blerjen e ndërtesave të ambasadave.

Blerja e disa ndërtesave të ambasadave të Kosovës nëpër botë, është prioritet i vënë nga Ministria Gërvalla-Schwarz, me qëllim që MPJD-së ti lehtësohet barra financiare e pagesave të qirave të ambasadave, thuhet në faqen zyrtare të MPJD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM