Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Mar 9, 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në mbledhjen e Qeverisë, propozoi për shqyrtim dhe miratim Projektligjin për plotësim ndryshimin e ligjit për Këshillin Prokurorial, një reformë që do të ketë ndikim pozitiv në sistemin e drejtësisë.

Ky Projektligj është hartuar në përputhje me zotimet për drejtësi të pavarur, të paanshme, efikase dhe profesionale si dhe në përputhje me strategjinë për sundimin e ligjit.

Kjo reformë institucionale, nëpërmjet këtij draft-ligji parasheh zvogëlimin e anëtarëve të Këshillit nga 13 në 7 anëtarë, me përfshirje të 3 anëtarëve jo prokurorë ku dy do të zgjedhën nga Kuvendi i Kosovës dhe një do të delegohet nga Avokati i Popullit, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me transparencën, duke aplikuar procese të hapura, konkurruese dhe të bazuar në merita.

Theksojmë se rregullimi i deritashëm ligjor ku KPK ka një përbërje me 13 anëtarë, (10 nga ta prokurorë), është një rregullim që nuk gjenet në vendet e rajonit si dhe në shtetet e BE-së, në anën tjetër nga Komisioni i Venedikut, kjo përbërje është cilësuar si koorporatizëm i sistemit prokurorial.

Hartimi i këtij Projektligji është përpiluar në përputhje me standardet evropiane si dhe në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

Si i tillë ky Projektligj paraqet një domosdoshmëri me qëllim të reformimit të sistemit prokurorial për të garantuar që ai të jetë i drejtë dhe efikas. Projektligji paraqet një momentum të rëndësishëm për reformimin e sistemit prokurorial të Kosovës, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në rezultate konkrete në raport me përgjegjësitë e KPK para qytetarëve, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM