Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla- Johnson: Kosova do të vazhdojë ta gëzojë përkrahjen për institucione efikase ligjzbatuese

Mar 9, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka takuar zëvendës ndihmës sekretaren për Europë dhe Azi, Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit, Lisa A. Johnson.

Sveçla në postimin e tij në Facebook ka falënduar këtë zyre për përkrahjen ndaj institucioneve të Kosovës që nga paslufta. Synimi i Kosovës është i qartë karshi anëtarësimit në europë dhe integrimeve euroatlanike e njëkohësisht zotimin për luftimin e krimit transnacional dhe korrupsionit.

Kurse Johnson mes tjerash ka vlerësuar angazhimin e Policisë së Kosovës për luftimin e trafikimit me drogë, krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe se Kosova do të vazhdojë ta gëzojë përkrahjen për institucione efikase ligjzbatuese.

 

Gjatë ditës së djeshme, pata nderin dhe kënaqesinë të takoj Zëvendës Ndihmës Sekretaren për Europë dhe Azi, Zyra e Çështjeve Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit, Znj. Lisa A. Johnson.

 

Kam shfrytëzuar rastin të falënderoj këtë zyre për përkrahjen ndaj institucioneve të Kosovës që nga paslufta, rolin e tyre në krijimin dhe zhvillimin e tyre deri më sot përmes programeve për fuqizimin e institucioneve të zbatimit të ligjit.

 

Ritheksova që synimi i Kosovës është i qartë karshi anëtarësimit në europë dhe integrimeve euroatlanike e njëkohësisht zotimin për luftimin e krimit transnacional dhe korrupsionit.

 

Znj. Johnson mes tjerash ka vlerësuar angazhimin e Policisë së Kosovës për luftimin e trafikimit me drogë, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Është vlerësuar lartë edhe bashkëpunimi i Kosovës për strehimin e qytetarëve afgan, duke theksuar që po dëshmon për komunitetin ndërkombetar që është partner serioz.

 

Kosova aktualisht është programi i dytë më i madh i INL në Europë dhe znj. Johnson u zotua që Kosova do të vazhdojë ta gëzojë përkrahjen për institucione efikase ligjzbatuese.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM