Build Skills with our trainings

Sign up now!

ICITAP vazhdon mbështetjen e Kosovës në fushën e sigurisë, luftimit të krimit e korrupsionit

Mar 10, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të realizojë takime me personalitete të institucioneve relevante për forcimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe SHBA-së, si partneri ynë strategjik.

Me këtë rast, ministri Sveçla, pati nderin të takojë Gregory Ducot, drejtorin e Programit të Asistencës së Trajnimit të Hetimeve Penale – ICITAP, në kuadër të Departamentit të Drejtësisë dhe ndihmësdDrejtorin, Mark Mogle, Programi i Asistencës së Trajnimit të Hetimeve Penale – ICITAP, për forenzikë.

Ministri Sveçla shfrytëzoi rastin të shprehë mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme nga shteti Amerikan përmes programit ICITAP në Kosovë, i cili ka ofruar mbështetje në kapacitete njerëzore, teknike dhe teknologjike për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saja.

Ducot dhe Mogle kanë theksuar që Kosova tashmë është një shembull referimi për suksesin e arritur në fushën e policisë dhe forenzikës, të cilat janë model për vendet e rajonit dhe më gjerë.

Pavarësisht të arriturave të deritanishme, ministri Sveçla ka potencuar nevojën që agjencitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme sikurse Policia, Inspektorati Policor i Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, Agjencia e Forenzikës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, të mbështeten edhe më tutje për të arritur standardet specifike në fushën e parandalimit të krimit, menaxhimit të emergjencave dhe rritjes së sigurisë për qytetarët e vendit.

Në anën tjetër, ICITAP-i u zotua që të vazhdojë bashkëpunimin profesional duke mbështetur institucionet tona në adresimin e nevojave në fushën e sigurisë, luftimit të krimit dhe korrupsionit si dhe sundimin e ligjit, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM