Build Skills with our trainings

Sign up now!

Inaugurohet salla e rentegenit dhe Mamografit në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë

Mar 14, 2022

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha- Bunjaku ka marrë pjesë sot në inaugurimin e sallës së rentegenit dhe Mamografit në Qendrën e Mjekësisë Familje në Kamenicë.

Në emër të ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi, ajo tha se është e nderuar që është sot këtu, në inaugurimin e sallës së rentgenit dhe Mamografit, një hap ky shumë i rëndësishëm në avancimin e shërbimeve diagnostike në kuadër të Mjekësisë familjare.

“Diagnostikimi i hershëm është mbijetesë, është shpëtim i jetës së qytetarëve tanë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Është gjithashtu edhe mbrojtje e familjeve tona edhe nga shpenzimet e mëdha për kujdes shëndetësor. Prandaj, kjo e bën shumë të rëndësishme këtë ditë për qytetarët e Komunës së Kamenicës dhe kësaj zone, pa dallim, duke i fuqizuar kësisoj edhe përpjekjet tona për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit përmes mamografit mobil”, tha ajo.

Zëvendësministrja Gexha- Bunjaku, tha po ashtu se, kanceri i gjirit është një nga format më të shpeshta të kancerit tek femrat, ndërsa kryerja e mamografisë nga femrat e moshës mbi 35 vjeçare, së paku një herë në vit, ndihmon në zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje dhe shpëtimin e jetës së grave.

Ajo falënderoj kontribuesit me këto pajisje, Ambasadën Japoneze, Fondacionin “Jahjaga” dhe kontribuesit e tjerë.. Gjithashtu, të gjithë profesionistët shëndetësor: mjekët, infermierët, por edhe stafin mbështetës për luftën e tyre në ballafaqimin me COVID-19 dhe vaksinimin kundër COVID-19.

“Ndjehuni krenar, sepse me punën tuaj keni shpëtuar shumë jetë të qytetarëve tanë”, u tha ajo profesionistëve të pranishëm.

Dr. Gexha- Bunjaku ka shpreh përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë për të bashkëpunuar dhe realizuar projekte dhe punë të mira për shëndetësinë tonë, për transformimin e saj në një sistem brenda të cilit pacientët tanë do ta marrin kujdesin që u duhet, sa më shpejt, të sigurt, cilësor dhe më kosto të përballueshme, thuhet në postimin në Facebook të MSH-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM