Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj falënderon Akar për mbështetjen e deklaruar zyrtare për procesin e përshpejtuar të Kosovës në NATO

Mar 14, 2022

Me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit  bilateral, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot realizoi një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Me këtë rast, dy ministrat biseduan për zhvillimet gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Gjithashtu, ata biseduan për stadin aktual të realizimit të projekteve të përbashkëta dhe shtyrjen përpara, në kuadër të planit të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ndër të tjera, ata u pajtuan edhe për intensifikimin e angazhimit të përbashkët në të ardhmen në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Duke njohur pozicionin e rëndësishëm të Turqisë në kuadër të Aleancës Veriatlantike, ministri Mehaj e falënderoi ministrin Akar edhe për mbështetjen e deklaruar zyrtare për procesin e përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM