Build Skills with our trainings

Sign up now!

Haxhiu diskuton për zbatimin e drejtësisë procedurale në Gjykatat Themelore të Kosovës

Mar 15, 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në Tryezën e organizuar nga USAID, diskutoi për përmirësimin e zbatimit të drejtësisë procedurale në Gjykatat Themelore të Kosovës.

Duke pasur parasysh faktin që veçmas në vendet demokratike, qytetarët gëzojnë të drejtën për mbrojtje juridike, të barabartë dhe pa diskriminim, ministrja Haxhiu theksoi se një nga të drejtat themelore dhe procedurale të njeriut është edhe e drejta e gjykimit brenda kohës së arsyeshme dhe të garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë themelore të Njeriut, si garanci për mbrojtjen e palëve nga vonesat dhe zvarritjet e procedurave gjyqësore.

“Siç e dimë, një nga çështjet më kritike me të cilat përballet gjyqësori i Kosovës aktualisht janë lëndët e vjetra – të grumbulluara – të cilat ndikojnë që të mos respektohet parimi i gjykimit brenda kohës së arsyeshme. Në anën tjetër, raportet e Komisionit Evropian për Kosovë dhe raportet e organizatave të shoqërisë Civile, në mënyrë të vazhdueshme theksojnë se lëndët e grumbulluara sidomos në procedurë civile dhe ekzekutimi i aktgjykimeve civile mbetet sfidues”, theksoi ministrja e Drejtësisë.

Haxhiu, në kuadër të reformave në sistemin e Drejtësisë, i ka dhënë fokus të veçantë mbrojtjes së kësaj të drejte themelore procedurale të njeriut, me ç’rast ka themeluar grupin punues për hartimin e Koncept-Dokumentit i cili do të finalizohet brenda këtij viti dhe i cili e adreson realizimin e të drejtës së palëve në gjykim brenda kohës së arsyeshme; efektivitetin e mjeteve juridike, si dhe çështje të tjera me rëndësi me qëllim të zgjidhjes të problematikave që e pengojnë funksionimin e sundimit të ligjit në vend.

Ligji për Gjykatën Komerciale i cili do të hapë rrugë drejt themelimit të kësaj Gjykate, u vlerësua nga ministrja Haxhiu si proces me ndikim tejet të madh në reformën në drejtësi, duke aluduar më tej edhe me themelimin e Gjykatës Administrative dhe asaj të Punës, të cilat do të kenë impakt në kushtet më të mira të funksionimit të sistemit gjyqësor, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM