Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi- Bowman: Kanadaja do të vazhdojë përkushtimin e saj ndaj Kosovës

Mar 16, 2022

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori jorezident i Kanadasë për Kosovë, Alan Bowman, u takuan sot për të diskutuar mbi mundësitë për intensifikimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Në takim u bisedua mbi situatën në Kosovë në lidhje me menaxhimin e pandemisë, ku zëvendëskryeministri Bislimi foli për uljen e ndjeshme të numrit të rasteve aktive të infektuara nga virusi Covid-19 si dhe ecurinë pozitive të vaksinimit në vend.

Ambasadori Bowman, i cili është ambasador rezident në Zagreb të Kroacisë, fillimisht e falënderoi zëvendëskryeministrin Bislimi për mikpritjen dhe theksoi se Kanadaja do të vazhdojë përkushtimin e saj ndaj Kosovës, si dhe është e hapur për bashkëpunime të mundshme në fusha të ndryshme me interes dypalësh. Në këtë aspekt u trajtua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë e tërheqjes së investimeve në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi interesin për rritjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve dhe potencoi angazhimin për thellimin e marrëdhënieve bilaterale. Gjithashtu shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugëtimin e saj dhe objektivat strategjike si integrimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, NATO si dhe liberalizimi i vizave.

Më tej, u veçuan tё arriturat e Republikës së Kosovës në luftën kundër korrupsionit, sundimit të ligjit, në barazinë gjinore dhe reciprocitetin e të drejtave të pakicave si parakushte për marrëdhënie dhe bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM