Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova dhe BE mbajtën nënkomisionin e gjashtë të MSA-së për Energji, Mjedis, Klimë, Zhvillim Rajonal dhe Transport

Mar 16, 2022

Zyrtarë nga Kosova dhe Komisioni Evropian diskutuan për zhvillimet gjatë vitit të kaluar në fushën e energjisë, mjedisit, klimës, transportit dhe zhvillimit rajonal. Diskutimi u zhvillua në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) e cila ka hyrë në fuqi në prillin e vitit 2016. Temat e reformës të trajtuara në këtë takim kanë relevancë të drejtpërdrejtë për ekonominë e Kosovës si dhe për mirëqenien e qytetarëve.

U ra dakord që strategjitë, planet e veprimit dhe legjislacioni të vlerësohen për të siguruar koherencë me parimet dhe prioritetet e iniciativës prioritare të BE-së për Marrëveshjen e Gjelbër dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si dhe për të siguruar përputhshmëri midis dokumenteve përkatëse në secilin sektor.   

Për sa i përket energjisë, Komisioni mirëpriti hapat e ndërmarrë për të rritur efiçiencën e energjisë, duke përfshirë zbatimin e Fondit të Efiçiencës së Energjisë, si dhe bëri thirrje për përpjekje të mëtejshme për të përforcuar masat e efiçiencës së energjisë për familjet private. Komisioni gjithashtu ftoi Kosovën që të finalizojë dhe miratojë Strategjinë e Energjisë 2022-2031, e cila do të jetë çelës për sigurimin e bazës për dekarbonizim, duke ruajtur edhe sigurinë energjetike dhe sigurimin e furnizimit të përballueshëm, duke rritur zhvillimin e burimeve alternative të energjisë. Komisioni bëri thirrje gjithashtu që një numër ligjesh në pritje dhe reforma të tjera të miratohen sa më shpejt të jetë e mundur. 

Pëmjedisin, Komisioni shprehu shqetësimin për progresin e kufizuar në këtë fushë, e cila është me rëndësi të madhe për qytetarët e Kosovës dhe cilësinë e shëndetit dhe jetës së tyre. Në veçanti, Komisioni u interesua për progresin në monitorimin e cilësisë së ajrit në kohë reale dhe kërkoi zbatimin e masave të menjëhershme për uljen e niveleve të ndotjes së ajrit.

Sa i përket veprimit klimatik, Kosova ka miratuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Ndryshimet Klimatike, por duhet të fillojë zbatimin e saj, si dhe të bëjë përparim në Planin Kombëtar të Mjedisit dhe Klimës.

U diskutuan edhe zhvillimet e fundit legjislative dhe politike në fushën e transportit. Komisioni përshëndeti pjesëmarrjen proaktive të Kosovës në Komunitetin e Transportit. Komisioni ftoi Kosovën që të vazhdojë punën lidhur me sigurinë rrugore, në interes të qytetarëve. Të dyja palët ranë dakord për nevojën e vazhdimit të reformave, duke përfshirë forcimin e pavarësisë dhe kapaciteteve të institucioneve rregullatore në sektorin e transportit.

Në fund, pëzhvillimin rajonal, Komisioni përshëndeti miratimin e strategjisë së zhvillimit rajonal dhe bëri thirrje për miratimin e planit të veprimit për zhvillimin rajonal, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Bashkimit Evropian.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM