Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston dy të dyshuar, konfiskohen mbi 36 mijë kg mish me afat të skaduar

Mar 16, 2022

Hartuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NjRHKEK)-Pejë së bashku me inspektorë të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës (AUV), Inspektorin Sanitar dhe zyrtarë të ATK-së, sot më 15.03.2022 në ora 10:15, në fshatin Zahaq të Pejës, kanë inspektuar (kontrolluar) një biznes ku dyshohej se po përpunoheshin produkte të mishit me afat të skaduar.

Gjatë inspektimit në këtë depo është gjetur mish me afat të skaduar. Në mesin e produkteve të mishit me afat të skaduar është gjetur mish i gjedhit, i peshkut, i pulës me origjinë të prejardhjes nga Brazili, Italia dhe Polonia.

Sasia e mishit me afat të skaduar është dërguar për t’u asgjësuar. Në deponinë e mbeturinave është bërë matja e mishit, pesha e përgjithshme e të cilit ishte: 36.180 (tridhjetë e gjashte mijë e njëqind e tetëdhjetë) kilogram.

Hetuesit e NJRHKEK-Pejë, rastin e kanë trajtuar në koordinim me prokurorin. Me këtë rast janë arrestuar të dyshuarit: A.H., (menaxher kryesor i pesë njësive të biznesit afarist) dhe A.A., (zv menaxher i depos). Mbi të arrestuarit rëndon dyshimi se kanë kryer veprën penale: ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve te dëmshëm ushqimor’.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës dhe pas intervistës me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuar A.H., është ndaluar për 48 ore ndërsa i dyshuari A.A., është lëshuar në procedurë të rregullt, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM