Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan për Republikën e Kosovës

Mar 31, 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, Zeinah Salahi e në prezencë të ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, sot kanë nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parasheh fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve dhe se granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë.

Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse.

 

Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo Zeinah Salahi e në prezencë të ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parasheh fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve.

 

Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë.

 

Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse.

 

Kosova është e bekuar me aleatët e saj.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM