Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston të dyshuarin për mashtrim, ishte në kërkim nga viti i kaluar

Pri 5, 2022

Policia e Kosovës pas një pune hetimore dhe operative dhe pranimit të informatës se i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte në kërkim, gjendet në një lokal në Prishtinë, Njësia për Hetime Rajonale në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë ‘FAST ILECU’, ka bërë arrestimin e të dyshuarit. M.K.( 1986) për veprën penale “Mashtrim”.

Më datën 17.06.2021, në NJHP në Prishtinë është raportuar rasti ‘Mashtrim’, ku i dyshuari me inicialet M.K., me qëllim të përfitimit material në mënyrë të kundërligjshme për vete apo personat e tjerë, përmes mjeteve të informimit, portaleve dhe rrjeteve sociale, ka kërkuar mjete financiare nga qytetarët për shërim. Ai pas kërkesës që ka bërë, ka pranuar mjete financiare në llogarinë e tij bankare.

Me këtë rast Policia, pas një pune hetimore ka konstatuar se i dyshuari kërkesën në fjalë e ka bërë rrejshëm dhe menjëherë i ka njoftuar qytetarët për veprën e kundërligjshme. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit personin në fjalë, e ka shpallur në kërkim policor.

Pas verifikimit në sistemin e të dhënave rezulton se i dyshuari ka dy urdhër arreste aktive dhe në koordinim me prokurorin i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM