Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston të dyshuarin për mashtrim

Pri 6, 2022

Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra, ka arrestuar një të dyshuar për veprat penale; -mashtrim, -falsifikim dokumenti, si dhe -legalizim i përmbajtjes së rreme.

Sipas informacioneve të deritanishme, janë ngritur dyshimet se, i dyshuari duke prezantuar rrethana të pavërteta ka arritur të mashtroj së paku shtatë persona dhe të përfitojë nga viktimat rreth 99.500 euro, duke u premtuar të njëjtëve shitjen e pronës në një para lagje të Prishtinës.

I njëjti përmes mashtrimit dhe falsifikimit dyshohet të ketë lidhur disa kontrata shitblerjeje me palë të ndryshme vlera e të cilave arrin qindra mijëra euro.

Që nga marrja e informacioneve të para më datë 16.11.2021, njësia e hetimeve të stacionit policor Qendra, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka kryer veprime hetimore dhe veprime të tjera operative që rezultuan me identifikimin, kapjen dhe arrestimin e të dyshuarit; C. 41 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

I dyshuari u arrestua sot nga ana e policisë nën dyshimin për veprat penale të sipër cekura.

Ndërkohë janë identifikuar dhe janë në kërkim policor edhe dy të dyshuar të tjerë që dyshohet të jenë të implikuar në rastin e njëjtë.

I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM